5 viktima dhe ja sa raste të reja me Koronavirus u shënuan gjithsej

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2.761 testime dhe janë konfirmuar 516 raste të reja me Koronavirus. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon:

198 në Tiranë, 27 në Fier, 25 në Elbasan, 23 në Shkodër, 21 në Durrës, 16 në Lushnje, 15 në Vlorë, Sarandë, 13 në Kamëz, 12 në Mallakastër, 10 në Patos, Berat, 9 në Tepelenë, Korçë, Skrapar, 8 në Mat, Gjirokastër, 7 në Kavajë, Përmet, 5 në Mirditë, Vorë, 4 në Shijak, Divjakë, Himarë, Delvinë, Dimal, Kuçovë, 3 në Tropojë, Kurbin, Selenicë, Dropull, Maliq, Pogradec, 2 në Vau i Dejës, Pukë, Kukës, Lezhë, Libohovë, Këlcyrë, Peqin, 1 në Fushë Arrëz, Rrogozhinë, Dibër, Klos, Konispol, Devoll, Poliçan, Gramsh.

Aktualisht janë 7,718 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Ndërsa në spitalet COVID po marrin trajtim 157 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar.

Sa i përket rasteve fatale, nuk mundën që t’i mbijetojnë sëmundjes një qytetar 48 vjeç nga Lushnja, një qytetare nga Vlora 58 vjeç, një qytetar nga Fieri 64 vjeç, një qytetar nga Tirana 78 vjeç dhe një qytetare nga Durrësi 79 vjeç. Nga ana tjetër, brenda ditës janë shëruar 597 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 187,506 që nga fillimi i epidemisë.

Share With:
Translate »
147 Views