5-vjeçari mbytet në vaskë, ndërsa nëna po përgatiste dhurata në dhomën tjetër

Një 5-vjeçar në Angli ka humbur jetën në tualetin e banesës së tij, ndërsa nëna po mbështillte dhuratat për ditëlindjen e vëllait, sipas një hetimi.

Jayden-Jay Silvester, pesë vjeç, u gjet i pavetëdijshëm në natën e Vitit të Ri dhe pavarësisht përpjekjeve të mamasë Lisa Johnson dhe mjekëve ndihmës, vdiq më vonë në spital.

Tragjedia erdhi 34 ditë pas vdekjes së babait të tij, Jason, në nëntor. Lisa u tha hetuesve atë ditë se ajo kishte çuar djalin e saj dhe vëllain e tij më të vogël Oscar për të blerë tullumbace përpara ditëlindjes së Oscarit të nesërmen. Ajo kishte planifikuar një udhëtim në park më vonë.

Duke e përshkruar atë si një “djalë dhe vëlla të dashur”, nëna e pikëlluar tha: “Jayden-Jay erdhi lart dhe e pyeti nëse mund të bënte banjë. Shkova në tualet, hapa të dy çezmat dhe futa pak shampo trupi në të. Vaska ishte gjysmë e mbushur. E futa vetë në të.

“U sigurova që ishte në rregull…Shkova në dhomën e gjumit dhe vazhdova të mbështillja dhuratat. Midis pesë dhe 10 minutash më vonë unë thërrita Jayden-Jay për të pyetur nëse ishte mirë dhe ai tha se ishte.

“Më kishte mbetur vetëm një dhuratë për të mbështjellë, por do të më mbaronte letra. Gjyshja e tij erdhi për të sjellë letrën e ambalazhit dhe i kërkova të kontrollonte Jayden-Jay.

“Dëgjova të bërtiturën e saj dhe vrapova në tualet, ajo e tërhoqi nga vaska dhe unë fillova CPR dhe ngjeshjet në gjoks”.

Hetimi zbuloi se Jayden-Jay kishte lindur vetëm javën e 24-të të shtatzënisë dhe kishte kaluar 101 ditë në një njësi neonatale dhe kishte një histori konvulsionesh.

Një post-mortem u krye në Jayden-Jay i cili dha një shkak mjekësor të vdekjes si mbytje dytësore pas krizave që ka pësuar.

Duke përfunduar se vdekja ishte për shkak të shkaqeve natyrore, mjekja ligjore e zonës për Stoke-on-Trent dhe North Staffordshire Emma Serrano, tha: “Në bazë të gjasave ai pati një konvulsion ndërsa ishte në banjë dhe kjo e bëri atë të hynte nën ujë dhe të mbytej. Ai kishte një histori krizash kur ishte më i vogël dhe kishte temperaturë. Pati një konvulsion ndërsa ishte në vaskë, u zhyt në ujë dhe u mbyt”.

Share With:
Translate »
165 Views