500 të vrarë gjatë një jave në Siri, 121 janë fëmijë

Më shumë se 500 civilë janë vrarë gjatë një jave nga bombardimet e forcave qeveritare në Ghouta Lindore në Siri.

Sipas Observatorit Sirian të Drejtave të Njeriut mes viktimave 121 janë fëmijë.

Forcat qeveritare siriane të mbështetura nga Rusia kanë goditur zonën që nga e diela e kaluar.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së po përpiqet të bjerë dakord për një zgjidhje të armëpushimit.

Votimi për armëpushim është shtyrë disa herë që prej të enjtes, ndërsa është parashikuar për në orët e vona të së shtunës.

Share With:
Translate »
615 Views