6 muaj pas lindjes së Zërit, Elita tregon format perfekte me rrobabanje

Para gjashtë muajsh reperi Gjiko dhe moderatorja e njohur Elita Rudi u bënë prindër për herë të parë me një djalë, të cilin e kanë quajtur Zëri.

Së fundmi familja ndodhet me pushime në Turqi ku po pushojnë në një resort luksoz me pesë yje dhe vazhdimisht po ndajnë me ndjekësit e tyre, foto nga këto pushime, pjesë e të cilave është për herë të parë vogëlushi Zëri.

Ditën e sotme, Elita ka publikuar në llogarinë e saj të Instagramit, një foto gjatë pushimeve, ku shihet e veshur me rrobabanje. Gjashtë muaj pas lindjes dhe moderatorja ka forma perfekte trupore,  shihet qartë që moderatorja ka rikthyer format e mëparshme.

Kujtojmë që para pak kohësh Elita është shprehur se e do trupin e saj, pasi ishte ai që e bëri nënë.

Share With:
Translate »
557 Views