6 muajshe shtatzënë, Zajmina tregon për herë të parë barkun dhe duket tmerrësisht bukur

Këngëtarja Zajmina Vasjari vijon të mbetet një prej femrave më seksi në vendin tonë.

Ndërsa ndodhet në muajin e gjashtë të shtatzënisë, ajo ka publikuar fotografinë e parë ku tregon barkun.

E veshur me një fustan të zi mjaft seksi, ku ekspozon gjinjtë, duket fare pak barku i rrumbullakosur.

“23 javëshe shtatzënë”, shkruan Zajmina në fotografinë e publikuar në Instagram, ku duket se nuk ka ndryshuar aspak.

Pas shumë vitesh në një lidhje të konsoliduar, disa muaj më parë, lajmi se këngëtarja Zajmina Vasjari i dha fund marrëdhënies së saj me të dashurin, u bë kryefjalë e portaleve dhe mediave rozë.

Por Shën Valentini kishte ruajtur një surprizë për bukuroshen e njohur. Në Maldive, ajo dhe partneri i saj konfirmuan ribashkimin dhe fejesën.

Zajmina është e fejuar me një biznesmen në Tiranë, i cili merret me një sërë sipërmarrjesh.

 

Share With:
Translate »
928 Views