Historia e pabesueshme/ Djali shndërrohet në vajzë, ndërsa e ëma në burrë
Ai filloi ta ndërrojë gjininë, dhe befas edhe nëna e tij e kishte kuptuar se edhe ajo mund të jetë mashkull.
Corey Maison 16 vjeç, prej moshës 11 vjeçare e ka ditur se dëshiron të bëhet vajzë, por frikohej se si do të reagojnë prindërit e tij. Ai nuk e ka pasur as idenë se edhe nëna e tij, Erica, dëshiron edhe vet ta ndryshojë gjininë.
Katër vite më vonë, nëna dhe i biri bëhen babai dhe vajza.
Ashtu si Corney i cili ishte frikuar nga reagimi i parë i familjes, edhe Erica ishte frikuar se çfarë do të thonë bashkëshorti dhe fëmijët e saj. Pas disa viteve të bisedave të mundimshme, terapisë me testosteron dhe mastektomi të dyfishtë, tani, si Eric, ndihet shumë më mirë se ndonjëherë, ndërsa familja e ka pranuar në mënyrë shumë të hapur situatën e re.
Eric dhe Corey kanë marrë pjesë në janar në një prej serive të dokumentarit të National Geographic me titull “Revolucioni i lindjes: Udhëtimi me Katie Couric”, në të cilin gazetarja Couric udhëton nëpër Amerikë dhe bisedon me shkencëtarë eminentë, kirurgë dhe ekspertë për të marrë përgjigje për çështje të identitetin të lindjes