6 vjeçari refuzon të largohet nga vëllai pasi u braktisën nga nëna e tyre

Një foshnje dhe vëllai i tij më i madh janë braktisur nga nëna e tyre në Vietnam. Banorët e tronditur kanë zbuluar foshnjen e mbështjellë në një batanije brenda një arke birre dhe 6 vjeçarin e ulur në tokë afër vëllit të tij.

Një video shokuese tregon momentin kur 6-vjeçari, i cili po qan me të madhe, refuzon që të largohet nga vëllai i tij ndërsa banorët mundohen ti ndihmojnë.

Nëna e tyre i kishte zbritur nga një motor në orën 5 të mëngjesit dhe u kishte thënë që do shkonte të merrte benzinë dhe nuk u kthye kurrë më.

Policia është vënë në kërmim të prindërve të dy fëmijëve dhe një punonjës në komunë ka thënë se foshnja është dërguar në spital.

Share With:
Translate »
1112 Views