Ju kujtohet Paola? Shikoni sa shumë është rritur pas mbarimit të Piter Panit

Me siguri të gjithë e mbani mend Paolën që u shfaq “Në kurthin e Piter Pan”, një emision i drejtuar nga Alketa Vejsiu e që mbajti mbërthyer pas ekranit të gjithë shqiptarët, të vegjël e të rritur.

Paola rrëmbeu zemrat e të gjithë teleshikuesve me ëmbëlsinë dhe çiltërsinë e saj.

Kanë kaluar 6 muaj që nga mbarimi i Piter Panit e me siguri jeni kurioz për Paolën.

Vogëlushja gjatë kësaj kohe ka përfaqësuar Shqipërinë në konkurse të ndryshme dhe ka fituar. Paola është shpallur “Little Miss Pavarësia 2018”, “Little Beauty Singer”, “Miss Popular” në “It Girls-Mini Miss of the World” etj.

Më poshtë ju sjellim disa nga fotot e fundit të Paolës që do t’jua ëmbëlsojë ditën.

Share With:
Translate »
1499 Views