7 fëmijë humbin jetën nga hepatiti misterioz

Një tjetër fëmijë ka humbur jetën si pasojë e Hepatitit Akut në Meksikë. Kjo është vdekja e parë e bërë publike në Amerikën latine, teksa rastet vazhdojnë të rriten.

Tre vjeçari nga Idalgo u shtrua në një spital, ku ndërroi jetë këtë javë, thanë autoritetet shëndetësore.

Deri më tani janë shënuar 7 vdekje nga Hepatiti i pazakontë që prek fëmijët.

Çfarë mund të shkaktojë këto raste të hepatitit?

Hepatiti, inflamacioni i mëlçisë, shpesh kontraktohet nëpërmjet virusit të hepatitit, prej të cilit ekzistojnë pesë lloje kryesore: A, B, C, D dhe E.

Këto raste të reja janë misterioze sepse testimi nuk ka treguar asnjë shenjë të këtyre llojeve të virusit.

Aktualisht hipotezat kryesore mbeten ato që përfshijnë një adenovirus, por është në konsideratë të rëndësishme edhe për rolin e COVID, qoftë si një bashkëinfeksion ose si infeksion i kaluar.

Inflamacioni i mëlçisë mund të ndikojë në funksionin e mëlçisë dhe sëmundja mund të ndryshojë në ashpërsi në varësi të shkakut.

Autoritetet shëndetësore në SHBA thanë se po hetonin 109 raste.

Simptomat e raportuara përfshijnë dhimbje barku, diarre, të vjella, verdhëz dhe nivele të larta të enzimave të mëlçisë.

Share With:
Translate »
43 Views