7 komplikimet që mund të sjell mbipesha gjatë shtatzënisë

Mbipesha para dhe gjatë shtatzënisë është një situatë mjaft e zakonshme te gratë, mirëpo e cila në disa raste mund të sjell efekte anësore.

Fillimisht, gratë të cilat janë në mbipeshë mund të kenë problem të konceptohen shkruan VeryWellFamily, transmeton Gazeta Shneta.

Mes 38-88 përqind të grave me sindromë policistike të vezoreve (PCOS) kanë mbipeshë.PCOS është një nga shkaqet më të zakonshme të infertilitetit.

Përvec kësaj, mbipesha shoqërohet me crregullime riprodhuese si anovulim (mungesa e ovulimit), crregullime menstruale dhe vështirësi me riprodhimin.

Sapo të ngeleni shtatzënë, ekzistojnë disa komplikime duke përfshirë rrezikun si:

-Abort spontan;

-Diabet gestacional;

-Apnea e gjumit;

-Preeklampsia;

-Makrosomia;

-Lindja e parakohshme;

-Infeksion i qeses amniotike

Secila prej këtyre cështjeve ka rreziqet e tyre që lidhen me to.Kjo mund të nënkuptojë që ju duhet të jeni në kontakt të vazhdueshëm me mjekun tuaj për të monitoruar më afër gjendjen tuaj shëndetësore.

Share With:
Translate »
180 Views