Nëna heroinë shpëton djalin nga duart e rrëmbyesit | Video
Një nënë heroinë ka shpëtuar djalin e saj nga rrëmbyesit dhe i gjithë momenti është fiksuar nga kamerat e sigurisë. Video po bën xhiron në media.
Ngjarja ka ndodhur në New York ku policia ka arrestuar një 24-vjeçar pasi ka tentuar të rrëmbejë një fëmijë 5 vjeç.
Në pamje shihet momenti kur i vogli ishte duke ecur me nënën e tij dhe 24-vjeçari afrohet me shpejtësi, e merr dhe e fut në makinën e tij.
Teksa përpiqet të largohet, nëna ia merr djalin nga mjeti, ndërsa ndihmohet edhe nga persona të tjerë.