“Gratë mbi 30 vjeçe janë plaka për të lindur”, gjinekologu sqaron deklaratën

Ndërsa betejat ligjore mbi të drejtat riprodhuese rriten në të gjithë SHBA-në, një trend në rritje është po ashtu është edhe ngrirja e vezëve.

Mbi 1 milion vezë dhe embrione të ngrira ruhen vetëm në Shtetet e Bashkuara, sipas kompanisë bioteknike të fertilitetit TMRW Life Sciences.

Gjinekologu Shkëlqim Balili shpjegoi në emisionin GoodMorning Albanians se mundësia e grave mbi 35 vjeçe për të mbetur shtatzënë është më e vogël se a atyre nën 30 vjeçe.

Para ca kohësh në një TV kam thënë se pas 30 vjetësh gratë që vijnë në spital ne i quajmë plaka, dhe jo nga metamorfoza dhe zhvillimi fizik, por nga aftësia e tyre riprodhuese. Zoti u ka dhënë meshkujve dhe femrave aftësi riprodhuese dhe kjo aftësi riprodhuese tek femrat në embrion, kur është në barkun e nënës ka 1 milion  e 500 vezë, kur lind ka 1 milion vezë, kur vjen puberteti derisa fillon menopauza ka 500 mijë vezë dhe këto vezë kanë një cikël menstrual. Ai është cikli në të cilin piqet një vezë dhe kjo vezë e ka jetën e vet vetëm 24 orë. Dhe kaq e ka kur je deri në 29-30 vjeç, po kalove 35 vjeç veza e ka jetën më të shkurtër, rreth 12 orë, pra mundësia për të mbetur shtatzënë në normë është 24 ose 12 orë. Kam raste që nuk ngelen shtatzënë dhe raste të tilla që në 40 për qind shkak është burri dhe 60 për qind gruaja”, tha gjinekologu.

Share With:
Translate »
66 Views