7 ndjesi të cilat do t’i përjetoni pasi të bëheni nënë, por askush nuk jua thotë

Të gjithë japin këshilla kur vjen puna tek shtatëzania juaj, por askush nuk ju paralajmëron për mënyrën se si do të ndiheni pas saj. Unë për vete kam kaluar shumë emocionalisht gjatë periudhave kur kam sjellë në jetë fëmijët e mi. Për këtë arsye kam marrë përsipër t’ju tregoj se si do të ndiheni pasi të kaloni shtatëzaninë, dhe më besoni të gjitha këto ndjesi janë normale.
1. Mërzi
Sytë tuaj do të jenë gjithmonë të lëngëzuar pas lindjes dhe me siguri do ta keni të pa mundur të mbani lotët. Por a do të thotë kjo se ti je e mërzitur që je bërë nënë? Sigurisht që jo, është normale të qash për gjëra të vogla, për shembull kur nuk i ndërroni dot fëmijës tuaj pelenën apo kur seriali juaj i preferuar mbaron dhe ju nuk keni mundësi ta shihni më nalen. “Të mërziturat e bebes nuk duhen krahasuar kurrësesi me çrregullimet që shkakton ankthi apo ndryshimet e humorit,” shprehet Susan Feingold, psikologe klinike dhe profesoreshë psikologjie në Universitetin e Illinois-it. Sipas saj, ndjenja e përtesës, gjumi jo i qetë dhe mendimet e pazakonta rreth mërzisë janë diçka e cila u ndodh pjesës më të madhe të grave pas lindjes.
2. Frikë
Kush është bërë nënë tashmë e di se ndjenja e mëmësisë sjell me vete edhe ndjesinë e frikës. Nga frikërat më të vogla e deri tek më shqetësueset, të gjitha gratë kalojnë një përiudhë pak a shumë të tillë në jetën e tyre si nëna. E rëndësishme është të dini se nuk jeni vetëm në gjithë këtë. Frika semos nuk i bëni si duket gjërat për fëmijën tuaj nuk është diçka e re, por eksperienca e mëmësisë është vetëm diçka e re për ju.
3. Gëzim
Ju sigurisht që e dini se fëmija do të sjellë gëzim në jetën tuaj. Njo ndjesi do të jetë po aq e fortë sa edhe ndjesitë e tjera, të mira apo të këqia qofshin ato. Shpeshherë do të kaloni nga një e qarë ngashëryese në një të qeshur të fortë. Ka për të qenë e çuditshme se si një krijesë që sapo ka ardhur në jëtë do t’ju bëjë të përjetoni kaq shumë ndjesi.
4. Nervozizëm
Askush nuk e pranon, por pas shtatëzanisë do të jeni më nervoze se më parë. Të nervozuarit për shkak se nuk dini se si ta usheni fëmijën tuaj me gji apo se nuk dini as se si ta pushoni të qarën e tij do të jetë një ndjenjë normale. Specialistët këshillojë se në të tilla raste është mirë të isni me dikë, në mënyrë që të mos e kaloni vetëm këtë situatë jo edhe aë të lehtë.
5. Ankth
Mbase pas lindjes do të lloni të keni ankth në përjetimin e gjërave dhe të tjerët ndoshta nuk do t’ju kuptojnë lidhur me këtë. Kjo përgjithësisht u ndodh nënave që e përjetëojnë këtë ndjesi për herë të parë. Nëse do të keni një lindje të dytë apo të tretë do të vëreni që gjërat do të vinë duke u lehtësuar.
6. Ndjeshmëri e lartë
Do të filloni të keni një sens më të lartë ndjeshmërie. Do të vëreni se do të përfshiheni më shumë emocionalisht në çdo gjë. Zakonisht kjo ëshëtë normale, por nëse ndjeshmëria e lartë emocionale ju zgjat më shumë se dy javë është mirë të këshilloheni me psikologun tuaj.
7. Mëdyshje
Shpeshherë nënat pas shtatëzanisë e ndjejnë veten në mëdyshje. Të bëheshin nëna apo të vazhdonin karrierën është pyetja e cila i mundon më së shumti ato. Gjithësesi instikti i mëmësisë është ajo e cila do t’ju ndihmojë nëse arrini  t’i bëni vetes një pyetje të tillë.

Share With:
Translate »
703 Views