7-vjeҫarja me autizëm që çuditi të gjithë
Jona është diagnostikuar që në moshën 3 vjeҫ e gjysmë me autizëm, dhe sot ajo është 7-vjeҫare. E ftuar në studion e emisionit “Zonë e Lirë” ajo ka çuditur të gjithë për shkak të zgjuarsisë që ajo kishte edhe pse me autizëm. Ajo dinte gjithçka rreth vetes, datën dhe vitin e lindjes, mund të fliste lirshëm për familjen e saj dhe mbi të gjitha edhe pse të prekurit nga autizmi e kanë problem socializmin, ajo ishte shumë e dashur dhe herë pas here bënte dhe shaka para kamerave.
“Jona ka një funksionim shumë të lartë, por diagnozën e ka autizëm infantil dhe kjo nuk ndryshon. Në moshën 3 vjeç e gjysmë Jona është diagnostikuar me autizëm,”,-shpjegon logopedia pë studio. Askush nga publiku, madje as drejtuesi i emisionit Arjan Ҫani nuk e besonte se ajo vuante nga ky ҫrregullim.