7-vjeçari nga Kosova fiton vendin e parë në garën ndërkombëtare të matematikës

Molos Gashi, nxënës i klasës së dytë nga Prishtina, ka zënë vendin e parë në një garë internacionale që është zhvilluar në Dubai.

Për këtë ka njoftuar shkolla ku Molosi vijon mësimet “Mehmet Gjevori”,

“Molos Gashi, nxënës i klasës ll-1, merr vendin e parë në Dubai në garën internacionale të organizuar nga BRAINOBRAIN ABACUS COMPETITION dhe me pjesëmarrjen e 44 shteteve arrin rezultat të shkëlqyer duke ngritur emrin e shtetit tonë në nivelet më të larta të dijes”, ka njoftuar shkolla.

Bashkë me çmimin, Molosi ka ngritur edhe flamurin e Kosovës në fotografi.

 

Share With:
Translate »
44 Views