Ndoshta nuk e keni ditur, por këto vajza të famshme janë kunata me njëra-tjetrën

Në showbizin shqiptar kemi parë vajza të cilat përtej ekranit janë edhe shoqe të ngushta si Arbana Osmani me Xhemi Shehun,  Ciljeta dhe Ingrid Gjoni, Elvana Gjata dhe Jonida Vokshin. Kemi parë vajza të së njëjtës familje të jenë të famshme, motrat Vjollca, Libohova apo Istrefi, por sot do t’ju prezantojmë me kunatat më të famshme të shoebizit tonë. Vajza të cilat zgjodhën vëllezër nga e njëjta familje për të lidhur jetën apo njëra mri vëllain e tjetrës. Ja kush vipa janë kunata me njëra-tjetrën.

Nora Istrefi dhe Tuna 

Edhe pse nuk shkojnë mirë me njëra-tjetrën, dy këngëtaret, janë kunata. Bashkëshorti i Tunës, Patris Berisha dhe bashkëshorti i Norës, Robert Berisha janë vëllezër.

Aurela Gace dhe Gerta Mahmutaj

Skerdi, bashkëshorti i Aurelës dhe John i fejuari i Gertës, janë vëllezër. E gjithë familja është e përfshirë në fushën e muzikës.

Pak kohë më parë dy kunatat, ishin pjesë e së njëjtës bandë muzikore ku këndonin live çdo fundjavë. Ndërsa tani, Gerta është shkëputur disi nga muzika.

Juliana Pasha dhe Miranda Dupi

Këngëtarja e njohur e muzikës shqiptare, Juliana Pasha është kunatë me Miranda Dupin. Bashkëshortët e tyre janë vëllezër. Kuratore e imazhit të shumë vipave në Shqipëri, Miranda, kujdeset edhe për look-un e kunatës së saj, Julianës.

Beti Njuma dhe Dalina Buzi

As nuk na shkonte ndërmend që dy gazetaret e njohura Beti Njuma dhe Dalina Buzi, mund të ishin pjesë e një familjeje. Kjo për shkak se asnjëra prej tyre nuk e ka publikuar këtë fakt, deri pak kohësh, ky detaj u zbulua në një intervistë televizive të Dalinës.

Është vështirë të gjesh një foto të tyre së bashku, pasi nuk kanë publikuar asnjë të tillë. Por kjo nuk do të thotë se marrëdhënia e tyre nuk është e mirë.

Xhensila Myrtezai dhe Ana Kallaku

Spikerja e lajmeve Ana Kallaku, është motra e Besit, tashmë bashkëshorti i Xhensila Myrtezai. Vajzat kunata janë shumë të lidhura me njëra-tjetrën, ndaj nuk lënë rast për ta shprehur këtë fakt.

Suela Bako dhe Erjona Rusi

Aktorja Suela Bako dhe gazetarja Erjona Rusi janë pjesë e një familjeje. Suela është martuar me aktorin Romir Zalla, ndërsa Erjona është bashkëshortja e vëllait të Romirit, Edmond Zalla. Në një intervistë televizive ata kanë deklaruar se kanë një marrëdhënie si shoqe të ngushta, jo kunata.

Ermiona Lekbello dhe Alberie Hadërgjonaj

Ndoshta ju nuk e dini, por ish-kunata e Albërije Hadërgjonajt është këngëtarja e njohur shqiptare, Ermiona Lekbello. Ermiona është rikthyer në Shqipëri para pak ditësh dhe ka treguar për projektet për të cilat po punon. Po ashtu, ajo ka folur edhe për marrëdhënien me ish-kunatën e saj, këngëtaren Albërije Hadërgjonaj.

 640 0 5baa83730a423

“Në një farë mënyre, unë dhe Albërija do njiheshim në jetë, kemi shumë gjëra të përbashkëta ashtu siç kemi edhe gjëra që nuk i kemi njësoj, por Albërijen e dua fort”, -ka rrëfyer Ermiona. Ajo ka treguar edhe për marrëdhënien me vajzat e Albërijes dhe ka zbuluar se takohet shpesh me to dhe se shkojnë shumë mirë.

Elia Zaharia dhe Gigliola Haveriku

Princesha Elia Zaharia  dhe këngëtarja e muzikës live Gigliola Haveriku janë kunata pasi kjo e fundit është e dashura e Amosit. Vajzat që i përkasin të dyja botës së artit duket se kanë një marrdhënie të mirë mes tyre dhe kjo faktohet nga fotot e shumta që kanë bashkë.

Anita dhe Lola Haradinaj

Po po, janë edhe motra edhe kunata. Anita dhe Lola janë martuar me dy djem të familjes Haradinaj, përkatësisht Ramushim dhe Dautin. Sigurisht që marrdhënioa e tyre është e shkëlqyer, sepse s’ka si të jetë ndryshe.

Engjëllushe Salihu dhe Learta Jakupi

Njëra këngëtare lirike dhe tjetra popullore, formojnë sëbashku një mozaik të plotë në familjen e tyre. Learta është martuar me vëllanë e Engjëllushes dhe padyshim që është e preferuara e familjes.

Bora Zemani dhe Jonida Maliqi

Sëfundi showbizi po gumëzhin nga lajmet e lidhjes së dy bukurosheve, këngëtates Jonida Maliqi dhe prezantueses Bora Zemani, me dy vëllezërit binjakë Donald dhe Romeo Vleshaj. Vajzat shkojnë shumë mirë me njëra-tjetrën dhe na e dëshmuan edhe në emisionin e fundit ku Jonida ishte e ftuara e Borës. /Kids’Time/

Share With:
Translate »
3379 Views