Reperi shqiptar bëhet baba për herë të dytë

Pak më parë me anë të një postimi në rrjete sociale, reperi shqiptar me emrin Alban Visoka, i njohur si Fajt është bërë baba për herë të dytë.

Bashkëshortja e Albanit ka sjellë në jetë një vajzë, por reperi ende nuk ia ka zbuluar emrin vogëlushes.

“Faleminderit Zotit qe me beri babë per here te dyte..
Na bekoi zoti edhe me nje vajze bukuroshe , jetofsh gjate dhe me shendet engjulli jone”, ka shkruar Albani.

Reperi dhe bashkëshortja e tij kanë edhe një vajzë tjetër me të cilën postojnë shpesh foto ku i shprehin dashurinë.

Share With:
Translate »
465 Views