8 arsyet pse qajnë bebet dhe si t’i qetësoni ata

Nuk ka asnjë shpjegim rreth kësaj. Bebet qajnë. Është mënyra si ata komunikojnë, urinë, dhimbjen, frikën, nevojën për të fjetur dhe më shumë. Pra, si mund të dini saktësisht se çfarë po përpiqet t’ju tregojë fëmija juaj? Mund të jetë e ndërlikuar të interpretosh thirrjet e fëmijës suaj, sidomos në fillimet e jetës së tij. Më poshtë do të mësoni disa arsye pse fëmijët qajnë.

  1. Uria

Kur fëmija fillon të qajë, menjëherë ju vjen në mendje që ai ka uri. Epo kjo është pjesërisht e vërtetë. Mësoni të kuptoni momentet kur fëmija ndihet i uritur në mënyrë që ta usheni para fazës të së qarit. Në këto raste fëmja fillon të fusë gishtat në gojë, të kthej kokën në drejtim të kuzhines apo duarve tuaja.

  1. Probemet me stomakun dhe gazrat

Problemet me gazrat apo dhimbet e stomakut shpesh herë rezultojnë në të qara të papushueshme. Nëse fëmija juaj shpesh bie dhe qan menjëherë pasi të ushqehet, ai mund të ketë dhimbje barku. Në raste kur mendoni se këto dhimbe janë shkak i gazrave veproni kështu. Mbajeni beben në shpinë duke i mbajtur duart dhe këmbët, me ngadalë lëvizini këmbët më një lëvizje të butë biçiklete.

  1. Pelena e pisët

Fëmijët zakonisht qajnë kur pelena është ndotur. Kjo gjë e bezdis shumë dhe e acaron beben.

  1. Nevoja për gjumë

Ndonjëherë mendojmë që foshnjet shumë të lodhura bien menjëherë në gjumë, por kjo nuk është aspak e vërtetë. Në vend që të qetësohen bebet fillojnë të qajnë me dënesë. Kjo ndodh vetëm kur bebet janë të këputur dhe ky fakt është tepër interesant.

  1. Duan të mbahen afër dhe në krah

Foshnjat kanë nevojë për shumë përqafime. Ata pëlqejnë të shohin fytyrat e prindërve të tyre, dëgjojnë zërat e dhe rrahjet e tyre të zemrës, madje mund të zbulojnë erën e tyre unike. Të qarat mund të jenë mënyra e tyre për të kërkuar që të mbahen afër. Ju mendoni që duke e mbajtur fëmijën gjatë gjithë kohës në krah, e mësoni keq atë. Por kjo nuk përbën problem gjatë dy muajve të parë të jetës.

  1. Shumë e nxehtë apo shumë e ftohtë

Nëse fëmija juaj ndihet i ftohtë, si kur heq rrobat për ta ndërruar apo larë ai fillon te protestojë duke qarë. Fëmijët kanë nevojë të qëndrojnë të ngrohtë por jo të nxehtë. Më mirë ti vishni një pulovër të hollë më shumë sesa disa ilaçe për ftohje.

  1. Gjërat e dhimbshme apo të vështira për t’ kapur nga syri

Fëmijët acarohen shumë nga gjërat e bezdisshme dhe fillojnë të qajnë. Siç janë qimet, kur ngecin nëpër duar e tyre apo dhe në gojë. Disa fëmijë bezdisen dhe nga materialet e rrobave. Disa prej tyre nuk i durojne dot ato sintetike apo dhe të leshta. Prindërit shpesh nuk e kuptojnë se pse fëmijët qajnë vazhdimisht në këto raste.

  1. Dhimbjet e dhëmbëve

Kjo është arsyeja kryesore pse bebet qajnë. Për ta vërtetuar këtë hapeni lehtazi gojën e bebit dhe prekni me gisht zonën e irrituar. Për ta kuptuar këtë do të shihni se zona rreth dhëmbit është skuqur dhe fryrë. Mund të kenë filluar të dalin dhëmbët. Kjo gjë i shkakton shumë dhimbje fëmijëve dhe kjo është arsyeja pse ata janë gjatë gjithë kohës duke qarë dhe të acaruar. /Kids’ Time – Përshtati: B. Lica

Share With:
Translate »
1206 Views