8 familjarë gjenden të vrarë brenda një shtëpie, 5 prej tyre janë fëmijë
Një familje prej 8 anëtarësh – 3 të rritur dhe 5 fëmijë janë gjetur të vrarë me armë zjarri brenda një shtëpie në jugperëndim të Jutas të SHBA-së. Në njoftimin e Policisë thuhet se të gjithë trupat e pajetë u gjendën brenda shtëpisë.
Hetimet vazhdojnë, por akoma nuk ka një panoramë të qartë të asaj çfarë ka ndodhur duke mos pasur asnjë të dyshuar të lirë.
Zyrtarët akoma nuk kanë dalë në një konkluzion se kur kanë ndodhur vdekjet apo çfarë i ka shkaktuar të shtënat. Po ashtu, ende nuk është specifikuar marrëdhënia mes familjarëve të vrarë.
Hetuesit nga Iron County, Enoch City dhe Cedar City po punojnë së bashku për të gjetur përgjigje për të gjitha këto dilema për vdekjet e 8 familjarëve.
Rob Dotson, menaxheri i qytetit Enoch City ka shprehur ngushëllimet për ngjarjen tragjike që solli vdekjen e 8 familjarëve.
“Ne nuk do të njohim mendimet e individëve që përjetuan këtë tragjedi. Por ne të gjithë mund të lutemi që familjet e tyre dhe fqinjët të arrijnë të kuptojnë se çfarë ndodhi në këtë vend, ndoshta brenda një ose 2 ditësh ose ndoshta më gjatë”, tha Dotson.
Gjithashtu, guvernatori i Utah-s, Spencer Cox, u shpreh i pikëlluar për ngjarjen përmes një postimi në Twitter.
“Zemrat tona janë me të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi. Ju lutemi lutuni për komunitetin e Enokut”, tha guvernatori i Utah-s Spencer Cox në një postim në Twitter.