9 vjeçari, i pari person në botë me HIV që ia doli të shërohet!

Ka bërë menjëherë bujë lajmi i djalit 9-vjeçar që ishte i infektuar me HIV që nga lindja, sepse gjatë jetës në vazhdim ai nuk do të ketë gjithmonë nevojë për mjekime.  Kjo ka ndodhur sepse i vogli ka marrë mjekime të forta menjëherë pas diagnozës dhe prej tetë vitesh nuk ka pasur më shenja të virusit. 
Edhe pse nuk e bëjnë të ditur identitetin e fëmijës, BBC raporton se famlija e tij ndihet më e lumtura në botë. Kush nuk do ishte?! 
Megjithatë, lajmi i gëzuar nuk i përket vetëm kësaj familje sepse nëse mjekët, pas kësaj dukurie, do të arrijnë të zbulojnë se si ka ndodhur mrekullia, do të ndikojnë edhe në zbulimin e vaksinës së parë që lufton virusin!

 

Share With:
Translate »
757 Views