9-vjetori i Vedatit dhe bashkëshortes, kjo foto tregon gjithçka për ecurinë
Ndërsa vitet ikin në një marrëdhënie, e rëndësishme është të vlerësosh çfarë kanë sjellë ato në jetë dhe si ndihesh aktualisht. Dhe nëse pas 9 vitesh martesë, ke mundësi të përqafosh një fëmijë që ka lindur prej saj dhe ta kujtosh me lumturi këtë datë, do të thotë që zgjedhja e bërë 9 vite më parë ka qenë e duhura. Edhe që në këto vite ke ditur t’u japësh rëndësi gjërave të duhura! Këtë mund të thuash edhe për Vedat Ademin, i cili sot kujton 9-vjetorin e martesës me vajzën nga Tirana, me të cilën ka një djalë, Jon Artin që tashmë është rritur dhe u mbush përqafimet atyre. Dhe nuk është aq e zakontë që një burrë kujton përvjetorët e martesës, kështu që edhe pse mungojnë fjalët romantike, fotoja dhe fakti që Vedat Ademi e kujton publikisht këtë datë, flet mjaftueshëm.