‘Nuk jam si moshatarët e mi’, Brooklyn Beckham rrëfen të vërtetën e hidhur për jetën e tij

Të jesh djali i David dhe Victoria Beckham, përveç privilegjeve të shumta që mund të kesh, sigurish nuk është dhe aspak e lehtë. Djali i madh i çiftit, Brooklyn Beckham ka rrëfyer se për një kohë shumë të gjatë ka jetuar me presionin e njerëzve për të ndjekur rrugën e të atit, të bëhej një futbollist, edhe pse nuk ishte kjo dëshira e tij. Me të vërtetë për shumë nga ne, të jesh në vëmendjen e mediave, paparacëve na duket diçka intriguese, por mesa duket për 18-vjeçarin nuk ka qenë kështu. Ndoshta në fillim po, por me kalimin e kohës sa vjen dhe i është kthyer në një shqetësim. 

“Unë nuk mund të bëjë siç bëjnë të gjithë moshatarët e mi. Nuk mund të argëtohet pa fund në party. Duhet të ngrihem herët në mëngjes dhe të punojë. Kam pasur shumë presion. Çdo herë që bëja një gabim, të gjithë më vinin në qendër të vëmendjes, “Oh Zot i madje, ai bëri një gabim”. Futbollin e shijoj shumë dhe e shikoj më babin gjatë gjithë kohës, por unë doja të ndiqja një tjetër drejtim”, u shpreh Brooklyn. Brooklyn do të zhvendoset në Nju Jork këtë muaj ku do të ndjek shkollën për fotografinë. 18-vjeçari më herët ka publikuar një libër me fotografitë e bëra nga vetë ai, pjesë e së cilës ishin edhe çifti David dhe Victoria Beckham. Ndërkohë përveç se po mendon për karrierën, ai ka gjetur pak kohë edhe të dashurinë. Prej pak kohësh ai është në një lidhje me këngëtaren dhe aktoren amerikane Madison Beer.

Share With:
Translate »
1102 Views