Aksidenti tragjik i mori jetën, reagon partneri i mjekes shqiptare: Dëshironim të kishim një fëmijë
Një aksident tragjik i mori jetën mjekes shqiptare, Eneida Doko, e cila prej vitesh punonte në Gjermani.
Të shumta kanë qenë reagiemt nga miqtë dhe kolegët e saj të cilët nuk nguruan t’i shprehnin ngushëllimet e tyre familjarëve.
Së fundmi ka reaguar dhe i dashuri i saj, po mjek në profesion i cili për mediat gjermane ka thënë se ata kishin shumë plane dhe dëshironin që të martoheshin dhe të bëheshin me fëmijë.
“Ajo ishte një yll, shkëlqente, lëshonte lumturi dhe dashuri kudo. Donim të martoheshim, të kishim fëmijë”- është shprehur partneri i saj.
Eneida ishtë mjekë psikiatre dhe nga Shqipëria u largua në vitin 2016. Në momentin e aksidentit ajo po udhëtonte me mjetin e saj tip “Benz”, e për shkak të shpejtësisë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një ishull trafiku.