Rrëfimi i parë i aktorit britanik dhe bashkëshortes për binjakët e tyre me autizëm

Aktori britanik, Paddy McGuinness dhe bashkëshortja, Christine, treguan për herë të parë këtë muaj se binjakët e tyre 4-vjeçarë, Leo dhe Penelope, kanë të dy autizëm.

Christine e dha lajmin ‘Armes Instagram-it, ku postoi një poezi për ditëlindjen e tyre, me 2 korrik. “Sot ju mbushni 4 vjeç, por unë festoj më shumë se ditëlindjen. 72 muajt e fundit ju mësuat të flisni dhe tani po ecni me këmbët në tokë. Po i tejkaloni sfidat tuaja të përditshme dhe unë jam këtu për t’ua mbajtur dorën,
teksa shqisat tuaja janë të mbindjeshme ua bëjnë qetësinë t’ju duket si një orkestër e zhurmshme.
Ju shkëlqeni në matematikë dhe drama, dhe çdo ditë më mrekulloni, sepse jeni të bukur brenda e jashtë,
në mënyrën me të veçantë të mundshme.
Shpërthimet, rutina dhe planet e njëpasnjëshme. Ditët që përsërisin njëra-tjetrën. Ushqimet pa ngjyrë dhe ‘ora e gjumit” plot temperament.
Ju dua pa kushte dhe do t’ju jap kurajon të pranoni autizmin tuaj. Sepse ju jeni kaq të veçantë dhe kaq veçanërisht të mrekullueshëm.
Me gjithë dashurinë time të përhershme, mami.”

💙💖 My babies, My world 🌎 #Autism #AutismAwareness

A post shared by Christine McGuinness (@mrscmcguinness) on

Poezia ngjalli shumë reagime mes njerëzve, që shprehën mbështetjen për çiftin e njohur. Pak ditë më vonë, Christine dhe Paddy folën më gjeresisht për autizmin e fëmijëve të tyre. Christine tregoi se në nëntor të vitit që shkoi, kur mësuan për herë të parë se fëmijët e tyre kanë autizëm, ajo ndjeu mllef dhe dëshirën për të shpërthyer në lot.
Ajo tregoi për “The Mirror”:

“Kishim shkuar t’i vizitonim tek një pediatre dhe në fund, ajo na tha si normalisht: “Jam absolutisht e sigurt se fëmijët tuaj kanë të dy autizëm.” Isha kaq e inatosur me të! Si mund të thoshte diçka të tillë për fëmijët e mi pasi i pa vetëm për ca orë? Isha krejtesisht e shtangur.”

Më pas, Christine tregoi se në të vërtetë, kishte parë shenja autizmi tek fëmijët: ecje me majat e këmbëve, kontakt i shkurtër sy më sy me të tjerët dhe e folura u kishte ardhur vonë, por kishte menduar se mënyra si po i rriste, plot përkëdheli, i kishte bërë ata më të ndjeshëm se ç’duhet.
Ata janë tepër të ndjeshëm karshi zhurmave, ndaj i urrejnë parqet e lojrave. Përveç kësaj, ata s’e durojnë dot të qëndruarin mbi bar apo në rërë dhe duhet t’i ushqejnë të tjerët, megjithatë, Christine mendonte se i kishte llastuar së tepërmi. Ajo shtoi se Leo mund të hajë vetëm ushqim të thatë pa ngjyrë, si çipsa apo çibukë.

Për një kohë shumë të gjatë, çifti qëndroi në shtëpi me fëmijët, duke shmangur daljet me shoqërinë. Ajo kujtoi se kur fëmijët e saj ishin dy vjeç, njerëzit e saj menduan se ajo kishte rënë në depresion, pasi për Krishtlindje nuk e kishte zbukuruar shtëpinë. Ne fakt, nuk e kishte bërë sepse dritat dhe zbukurimet e tjera do t’i stresonin fëmijët.
Megjithatë, ata nuk janë njësoj. Paddy tregoi se Leo ka simptoma më të theksuara të autizmit, kurse Penelope është më e ndjeshme.

“Leo ka simptoma tipike të autizmit, si përshembull shpesh hap e mbyll dyert. Nëse ti hyn brenda dhe e mbyll derën, ai mërzitet sepse është rutina e tij, ta mbyllë vetë.”

Kurse Christine thotë se Penelope është krejt e kundërta.

“Autizmi i saj është më i moderuar sesa i Leos, por me të vuajmë më shumë. Asaj s’i pëlqen kontakti fizik, si përshembull, përkëdhelitë. Ka shumë ankth dhe i pëlqen të kalojë shumë kohë duke luajtur vetëm, por kjo s’do të thotë se do të rrijë vetëm. Është e vështirë për mua tek e shikoj të përpiqet mes emocioneve që s’i takon t’i përballojë në këtë moshë.”

Ata shpjeguan se, kur Penelope i përkëdhel vetë, ata gëzohen por mendojnë se duhet të kenë bërë diçka vërtet të veçantë për ta merituar.

Menjëherë pas intervistës, Christine publikoi në Instagram disa foto që tregojnë si është jeta e tyre e përditshme me dy fëmijë autikë. Fillimisht tregoi rregullin që kërkojnë çdo ditë binjakët:

E megjithatë, ajo do të vazhdojë të jetë pranë tyre, t’iu mbajë dorën deri në fund, në çdo hap të jetës.

Përshtati: Anabel.al

Burimi: Buzzfeed

Share With:
Translate »
1200 Views