Joeli 3-vjeçar në prag të vdekjes, 3 mijë euro i japin mundësinë të jetojë

Joel Hashimi është një fëmijë 3-vjeç, i cili është prekur nga një sëmundje e njohur si paralizë cerebrale spastike, e cila bën që i vogli të jetë i pandërgjegjshëm, të mos reagojë ndaj ngacmimeve të jashtme dhe bëjë veprime të pavetëdijshme. E ëma e tij, në një komunikim me JOQ.al bën me dije se djali ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore deri në moshën 1-vjeçare, kohë kur nisën të shfaqeshin edhe problemet e tij. Pasi e kanë çuar tek mjekët dhe e kanë vizituar në QSUT, gjendja e fëmijës është përkeqësuar gjithmonë e më shumë.  

Joeli as nuk ecën, as nuk flet dhe as nuk ha nga goja si gjithë të tjerët. E ushqejmë me shiringa me anë të një tubi që shkon drejt e në stomak. Do doja ta publikonit këtë problem shumë serioz në faqen tuaj që fansat tuaj në na ndihmojnë të kontribuojnë me sado pak, me aq sa mundësi sa kanë. Joeli duhet çuar patjetër jashtë vendit tonë në vendet perëndimore që të bëhet dhe ai si çdo fëmijë normal. Na kanë thënë se duhen 15 mijë euro për ta çuar jashtë. Ne kemi mbledhur 11 mijë e 400 euro dhe na duhen edhe 3 mijë e 600 euro. I vetmi spital që ka marrë përsipër kurimin e Joelit është ai i Xhenovas në Itali. Në Shqipëri mjekët thonë që nuk ka asnjë mundësi shpëtimi. Gjendja e tij është duke u përkeqësuar nga dita në ditë”, – thotë e ëma.

Me familjarët e Joelit mund të kontaktoni në numrin e telefoni +355684983766 Më poshtë gjeni edhe numrin e llogarisë ku mund të dhuroni:

PËRFITUESI: GENTI SIMONAJ

RAIFFEISEN BANK LLOGARIA: EURO

IBAN: AL03202110130000000011266433

 

Share With:
Translate »
1021 Views