Çfarë ushqime duhet të hanë nënat që janë shtatzënë me binjakë, sipas ekspertëve mjekësor

Nëse jeni shtatzënë me binjakë, trupi juaj ka nevoja shtesë ushqimore. Ndërsa keni nevojë për kalori shtesë, ju duhet të bëni që ato kalori të llogariten duke siguruar vlerat e duhura ushqyese.

Ju duhet një dozë shtesë e proteinave për të ndihmuar në ndërtimin e qelizave, karbohidratet për energji, hekurin për të luftuar aneminë, kalciumin për të forcuar bebet dhe kockat tuaja dhe acidin folik për të mposhtur defektet e lindjes shkruan, VeryWellFamily transmeton Gazeta Shneta.

Ky artikull, ofron njohuri mbi vlerat ushqyese dhe sigurisht rekomandohet kontrolli me mjekun tuaj për nevojat tuaja ushqyese personale.

– Kosi

Kosi është i pasur me kalcium, i domosdoshëm për zhvillimin e eshtrave dhe strukturës skeletore të foshnjës tuaj. Gjithashtu, është një burim i mirë i proteinave.

– Vezët

Vezët janë gjithashtu burimi më i pasur i kolinës, një lëndë ushqyese e nevojshme në sasi më të mëdha gjatë shtatëzanisë për funksionimin normal të trurit dhe kujtesën.

– Spinaqi

Spinaqi dhe zarzavatet e tjera me gjethe ngarkohen me kalcium, acid folik, vitaminë K dhe hekur. Është gjithashtu i pasur me vitaminë C, fibra, karotenoide, luteinë dhe bioflavonoide.

Share With:
Translate »
326 Views