7 Marsi, ditë për të kujtuar mësuesit që na mori Covid-19!

Këtë vit 7 Marsi nuk festohet në shkollë. Nxënësit nuk i çojnë lule udhërrëfyesve të dijes. As mësuesit nuk po i përqafojnë nxënësit sepse u ka hyrë në mes Covíd-19. Pandemía e 2019-ës u krijoi më shumë sfida mësuesve. Nga bankat e shkollës ata u detyruan të japin mësim përmes një ekrani virtual duke krijuar një distancë më të madhe që zbehu raportin mësues-nxënës dhe e anasjella. Pavarësisht sesa e rrezikshme ishte situata shumë mësues u kthyen në klasa dhe auditorë. Disa u ínfektuan me Covíd-19, disa ia dolën dhe të tjerë humbën jetën nga sëmundja e rëndë. Prandaj në Ditën e Mësuesit duhet të kujtojmë jo vetëm mësuesit që dhanë mësim në shkollën e parë shqipe më 7 mars 1887, por këtë viti duhet të kujtojmë ata që humbën jetën nga kovídi në krye të detyrës.

Ishte mësuesja e italishtes dhe përkthyesja Kozeta Noti e cila humbi jetën tek Infektívi në dhjetor të 2020-ës. Largimi i Kozetës i trishtoi të gjithë, e sidomos ata që patën fatin të mësoheshin prej saj.

7 Marsi, ditë për të kujtuar mësuesit që na mori

Mësuese Irena Bajlozi nga Përrenjasi humbi jetën si pasojë e vírusit, pas shumë ditësh lufte me të. Vírusi e mundi fizikisht, por nuk mundi dot shpirtin e mësueses që ia kushtoi gjithë jetën muzikës.

7 Marsi, ditë për të kujtuar mësuesit që na mori

Irena Bogdani, pedagoge në Universitetin e Tiranës ndërroi jetë nga Covid-19 në moshën 62-vjeçare.

7 Marsi, ditë për të kujtuar mësuesit që na mori

Një tjetër mësues që humbi jetën gjatë 2020-ës ishte Enrik Çefa nga Shkodra. Çefa ishte një nga mësuesit më të mirë dhe të dashur të muzikës në Shkodër.

7 Marsi, ditë për të kujtuar mësuesit që na mori

Xhevit Dermyshi nga Gramshi, Leonard Xhemollari nga Pogradeci dhe Gazjon Rusi, nga Shkodra janë në mesin e mësuesve që e humbën betejën me sëmundjen që po mundon botën./dritare.net

Share With:
Translate »
349 Views