Manastirliu: Është zyrtare. Në Shqipëri qarkullon varianti britanik

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka konfirmuar që në vendin tonë qarkullon mutacioni britanik.

“Komiteti teknik vlerëson se vijojmë të mbetemi në situatë delikate edhe pse ka tendencë ulje të qëndrueshme.

Mesatarja ditore ka rënë tek 819 nga mbi 900 që kanë qenë. Rastet aktive kanë pësuar një ulje të lehtë por që duhet të vijojë të monitorohet.

Dyshimet e arsyeshme që ekspertët hapën në momentet që pati rritje të infektimeve, të transmetueshëmrisë. Tashmë është e konfirmuar nga detektimi në laborator që Shqipëria ka në qarkullim edhe mutacionin e ri britanik të Covid-19”, njofton Manastirliu.

Share With:
Translate »
302 Views