A bëri vërtet makeup e pastaj shkoi për të lindur? Pasi italianët e kryqëzuan përgjigjet Chiara

Pas lajmit se Chiara u bë nënë për herë të dytë, një tjetër lajm nisi të qarkullojë në mediat italiane e sidomos në Instagramin e blogeres. Komentuesit nisën ta sulmonin duke thënë se Chiara kishte shkuar për të lindur e krehur dhe e lyer. Madje në postimet para dhe pas lindjes, pamja e saj nuk është prishur aspak, flokët nuk i kanë lëvizur asnjë fije dhe makeupi i ka qëndruar. Duket sikur Chiara ka shkuar me pushime e jo për të lindur. Madje ndjekësit italianë i vunë në dukje se më shumë i lodhur dukej Fedez sesa vetë Chiara. Sipas kritikuesve momenti më i bukur është ardhja në jetë e bebit dhe s’kishte arsye pse blogerja të lyhej e të krihej. Kishte dhe nga ata që bënë krahasimin mes lindjes së parë ku Chiara u shfaq e lodhur dhe lindjes së dytë ku shfaqej për mrekulli.

Ndërkohë blogerja reagoi sot mbasdite me disa video ku shprehej: “Vërtet mendoni se unë shkova për të lindur e lyer dhe e krehur?”

Chiara ka treguar se përpara se të nisnin dhimbjet e lindjes ishte duke filmuar. Kjo ishte arsyeja pse ishte e lyer dhe e krehur.
“Faktikisht nuk e kam bërë këtë gjë, por isha duke filmuar para se të nisnin kontraksionet e lindjes dhe doktori më këshilloi që të shkoja direkt në spital, kështu që shkova siç isha. Lindja shkoi shumë mirë, zgjati vetëm 4 orë dhe kam patur vetëm 50 minuta dhimbje, pastaj bëra epiduralin dhe Vittoria lindi. Më pas pashë që makeupi kishte qëndruar ashtu siç e kisha bërë”.

Share With:
Translate »
375 Views