Mjeku refuzoi të testonte djalin 1-vjeçar, rrëfimi prekës i gruas që humbi fëmijën nga Covid

Më shumë se një vit në pandemi, vdekjet në Brazil tani janë në kulmin e tyre. Por, pavarësisht provave mbizotëruese se Covid-19 vret rrallë fëmijë të vegjël, në Brazil 1.300 foshnje kanë vdekur nga virusi, raportojnë mediat e huaja.

Një mjek refuzoi të testonte djalin një vjeçar të Jessika Ricarte për Covid-19, duke thënë se simptomat e tij nuk përshtateshin me profilin e virusit.

Dy muaj më vonë ai vdiq nga komplikacionet e sëmundjes.  Pas dy vjet përpjekjesh dhe trajtimesh të dështuara të shtatzënisë, mësuesja Jessika Ricarte kishte hequr dorë nga të pasurit një familje.

Por më vonë ajo mbeti shtatzënë me Lucas. “Ai ishte një dritë në jetën tonë. Ai tregoi se lumturia ishte shumë më tepër nga sa e imagjinonim”, thotë ajo.

Ajo dyshoi se diçka nuk ishte në rregull kur Lucas humbi oreksin. Por pasi ai zhvilloi ethe, pastaj lodhje dhe frymëmarrje, Jessika e çoi në spital dhe kërkoi që ai të testohej për Covid-19.

“Mjeku vendosi oksimetrin. Nivelet e Lucas ishin 86%. Aty e kuptova që nuk është normale”, thotë Jessika.

Por ai nuk kishte ethe, prandaj mjeku i tha: “Mos u shqetëso. Nuk ka nevojë për një test për Covid-19. Ndoshta është vetëm një dhimbje e vogël në fyt”.

Ai i tha Jessikas se Covid-19 ishte i rrallë tek fëmijët, i dha asaj disa antibiotikë dhe e dërgoi në shtëpi.

Pavarësisht nga dyshimet e saj, nuk kishte asnjë mundësi që Lucas të testohej privatisht në atë kohë. Jessika thotë se disa nga simptomat e tij u zhdukën në fund të kursit të tij 10-ditor të antibiotikëve, por lodhja mbeti, ashtu si shqetësimet e saj rreth koronavirusit.

“Unë i dërgova disa video kumbarës së tij, prindërve të mi, vjehrrës sime, dhe të gjithë thanë se po e ekzagjeroja, se duhet të ndaloja së pari lajmet, se po më bënin paranojake. Por unë e dija që djali im nuk ishte vetja, se nuk po merrte frymë normalisht”.

Ishte maji i vitit 2020 dhe epidemia e koronavirusit po rritej. Dy njerëz kishin vdekur tashmë në qytetin e saj, Tamboril në Ceará, në veri-lindje të Brazilit. “Të gjithë e njohin njëri-tjetrin këtu. Qyteti ishte i tronditur”. Burri i Jessika, Israel ishte i shqetësuar se një vizitë tjetër në spital do të rriste rrezikun që ajo dhe Lucas të infektoheshin me virusin.

Por javët kaluan dhe Lucas u bë më i fjetur. Më në fund më 3 qershor, Lucas villte pa pushim pasi kishte ngrënë drekë, dhe Jessika e dinte se duhej të vepronte.

Ata u kthyen në spitalin e tyre lokal, ku mjeku testoi Lucas për Covid-19, për ta përjashtuar atë. Por kumbara e Lucas, e cila punonte atje, i dha lajmin çiftit se rezultati i testit të tij ishte pozitiv. “Në atë kohë, spitali nuk kishte as reanimator”, thotë Jessika.

Lucas u transferua në një repart të kujdesit intensiv pediatrik në Sobral, mbi dy orë larg, ku ai u diagnostikua me një gjendje të quajtur multi-system inflammatory syndrome (MIS).

Kjo është një përgjigje ekstreme imune ndaj virusit, e cila mund të shkaktojë inflamacion të organeve vitale.

Mjeku i tha Jessika se rrahjet e zemrës së Lucas dhe nivelet e oksigjenit kishin rënë papritur dhe ai kishte vdekur herët atë mëngjes.

“Është e rëndësishme që mjekët, edhe nëse besojnë se nuk është Covid-19, të bëjnë testin për të eliminuar mundësinë,” thotë ajo. “Një foshnjë nuk di të thotë atë që po ndjen, kështu që ne varemi nga testet”

Share With:
Translate »
260 Views