Erdhi bebushja apo jo? Arbenita u përgjigjet të gjitha dyshimeve

Ditëve të shtatzënisë po i vjen fundi dhe shumë shpejt, çifti shumë i njohur për publikun, Fero dhe Arbenita Ismajli, do të mirëpresin në jetë fëmijën e tyre të parë.ë.

Me zbulimin e lajmit të pritjes së ëmbël, Arbenita dhe Fero vendosën të mos fshihen më, teksa modelja ka publikuar herë pas here në llogarinë e saj në Instagram poza me barkun e rrumbullakosur.

Madje, Fero ka zbuluar edhe gjininë e foshnjës që po presin të vijë në jetë. Ai dhe bukuroshja do të bëhen me vajzë, të cilën jemi të gjithë kuriozë ta shohim.]

Së fundmi nuk kemi pasur më lajme nga çifti, ndaj ndjekësit kanë dyshuar nëse bebushi ka ardhur në jetë. Ndaj, Arbenita i është përgjigjur të gjithëve me një video të sajën në InstaStory, ku tregon gjithashtu si duket në ditët e fundit të pritjes së ëmbël.

“Ditët e fundit nëse dikush është shqetësuar.”- ka shkruar ajo.

Duket se ajo po i shijon në maksimum këto ditë dhe padyshim do të jetë mami më seksi në qarkullim!

 

Share With:
Translate »
270 Views