A po ia mëson Almeda djalit gjuhën shqipe?
Almeda së fundi ka shfrytëzuar rubrikën “Ask me a question” për të komunikuar me ndjekësit e saj dhe për t’u përgjigjur pyetjeve të tyre. Aktorja dhe modelja e bukur me prejardhje shqiptare, e martuar me aktorin e famshëm turk Tolgahan Sayisman dhe nga martesa e tyre kanë një djalë, që quhet Efehan dhe gjithashtu janë në pritje të femijës së dytë.
Në mesin e shumë pyetjeve interesante që kanë ardhur në gjuhën turke në adresën e bukuroshes, ka pasur edhe pyejte në shqip.
“A flet Efehan shqip” ishte një nga pyetje që tërhoqi vëmendjen e ndjekësve shqiptarë.
“Ka filluar të flas edhe disa fjalë shqip” ka qenë përgjigja e Almedës, që na la të nënkuptuar se ajo i flejt fëmijës së saj gjuhën e nënës.