Kryeministri Edi Rama përlot Lindën në shesh: Kjo është fitorja ime e parë pa nënën

Pasditen e sotme (27 prill), në sheshin Skënderbej u realizua takimi i fitores së Partisë Socialiste ku kryeministri Edi Rama mbajti fjalimin e tij. Gjatë fjalimit të tij falenderues për të gjithë votuesit, ai gjeti hapësirë të përshëndeste edhe njerëzit e tij të afërt të familjes që e kanë mbështetur në këtë rrugëtim.

Kjo është fitorja ime e parë në mungesën e dikujt që më ka ndejtur pranë, më ka ndjekur si hije me dashurinë pa kushte dhe me përkujdesjen e paepur, dikush që më mungon tmerrësisht shumë sot mes jush dhe shpresoj që më sheh sot nga lart, nëna ime Aneta.” – tha Edi Rama. Ai ngriti kokën dhe dorën nga qielli si për të përshendetur të ëmën. Në këtë çast Linda u përlot dhe po fshinte lotët që fshiheshin poshtë syzeve.

Po ashtu, gjatë fjalimit të tij, Edi Rama falenderoi të vetmen opozitë që e dëgjon me kënaqësi siç e quajti ai bashkëshorten e tij: “Një falënderim të veçantë për gjysmën time më të mirë dhe të vetmen opozitë që nuk e mund dot por kënaqem kur kap barazimin, Linda Ramën, mamanë e palodhur të Zahos, nënën krenare të Reas dhe shoqen besnike të Gregut. Linda është guri që na mbledh, burimi që na ushqen dhe drita që na energjizon ne të katërve, grua shumë faleminderit.”

Në këtë falenderim nuk munguan as ata për Gregun, Rean dhe Zahon i cili e ka ndjerë shumë mungesën e babait këtë periudhë. /Kids’ Time

Share With:
Translate »
1353 Views