5 muaj jetë, Gold Ag i bën dedikimin më të bukur të birit!

Në 28 nëntor, Gold Ag dhe bashkëshortja e tij, Ermira Shkodra, u bekuan me një djalë që e pagëzuan me emrin Gueril. Disa muaj më parë Guerili mori edhe nënshtetësinë shqiptare, por ne nuk jemi njohur ende me të voglin. Gold Ag është përpjekur ta mbajë larg syrit të publikut, duke mos publikuar asnjë foto të portretit të tij.

Sot i vogli feston 5 muaj jetë dhe nuk kishte si të mungonte një postim në rrjete sociale nga reperi. Ai ka publikuar në Facebook një foto duke mbajtur mbi dorën e tij, dorën e të birit.

“Djali jem i urtë, kjo dorë është e sigurtë. Sot 5 muaj 28 prill”, ka shkruar reperi përkrah fotos.

Share With:
Translate »
380 Views