Me foshnjen në krah, 32-vjeçari i jep lamtumirën të shoqes që u vra nga grabitësit

Charalambos Anagnostopoulos është shfaqur me foshnjen e tij në krah për të varrosur gruan e tij, 20-vjeçaren Caroline Crouch.

20-vjeçarja e cila u mbyt në mënyrë makabre nga grabitësit po përcillet për në banesën e fundit në ishull, teksa të pranishëm janë të afërm, banorë të ishullit dhe vetë bashkëshorti me fëmijën e tyre.

Shumica prej tyre të veshur me të zeza dhe me lule në duar nderuan kujtimin e të resë që vdiq pas torturimit nga grabitësit pranë foshnjës së saj, 11 muajshe, Lydia.

Babis Anagnostopoulos, mbërriti me një helikopter të kompanisë ku ai punon si pilot duke mbajtur në krahë foshnjën e tyre.

  

Share With:
Translate »
1606 Views