Loredana nënë për herë të dytë? Kjo është e vërteta e fotos së saj me djalin!

Prej kohësh, Loredana i ka bërë ‘lëmsh’ mediat me indikacione që flasin për fëmijë të dytë.

Ajo i vuri vulën sonte kur publikoi fotografi me një foshnje.

Ky postim konfuzoi fansat. Disa madje i uruan bërjen nënë për herë të dytë, përfshirë edhe media që raportuan mbi zhvillimin bazuar në foto.

 

Por cila është e vërteta? E vërteta gjendet tek pavërtetësia e këtij zhvillimi.

Siç raportoi Prive javë më parë në edicionin e të Premtes, Loredana nuk është shtatzënë.

Fotot janë të shkrepura nga xhirimet e videoklipit që do ta rikthejë edhe zyrtarisht çiftin përmes një dueti.

Tematika e këngës prek familjen prandaj do të ilustrojë rrugëtimin e krijimit të familjes së tyre simpatike.

Duke qenë se postimet janë intensifikuar, publikimi i projektit duket se është shumë afër, pra çështje ditësh.

Share With:
Translate »
877 Views