Emocionuese, momenti kur 3 vjeçari sheh për herë të parë prindërit (video)

Një moment emocionues është publikuar në internet, momenti kur një 3 vjeçar ka parë për herë të parë prindërit e tij.

Mediat e huaja bëjnë me dije se vogëlush i sëmurë,  gëzohet shumë kur i vendosen një palë syze të veçanta dhe i sheh për herë të parë fytyrat e prindërve.

Fëmija trevjeçar, Jaxon Emberton, i cili është lindur me një çrregullim kromozomal të njohur si Sindromi DiGeorge, buzëqeshi kur iu vendosën syzet në spitalin “Fëmijët e Alabamas” në Birmingham të Shteteve të Bashkuara.


Prindërit e tij thanë se fillimisht nuk mund të besonin që i biri i tyre ka problem me sytë derisa mjeku i këshilloi për një palë syze për të cilat vogëlushi kishte nevojë.

“Buzëqeshja e tij ka prekur zemrat e shumë njerëzve në rrjetet sociale. Më kujtohet kur e shikova videon mëngjesin e ardhshëm dhe pashë sa shikime janë bërë dhe ne mbetën të habitur”, tha babai i fëmijës.

Share With:
Translate »
592 Views