Ishte 16 vjeç kur fitoi lotarinë kombëtare, ndërron jetë një nga fituesit më të rinj
Një nga fituesit më të rinj të lotarisë kombëtare në Mbretërinë e Bashkuar, ka ndërruar jetë papritur në moshën 23-vjeçare. Ai kishte mbledhur 390 mijë paund që në moshën 16-vjeçare.
Callum Fitzpatrick punonte në dyqanin ushqimor të prindërve të tij, kur vuri shumën që i ndryshoi jetën.

Tifozi i Manchester United nga Ballymartin, County Down, e kuptoi se kishte numrat fitues kur po kujdesej për tezen e tij, Geraldine në vitin 2014.
“Mirror” shkruan se ai kishte thënë se po planifikonte që kur të bënte 17 vjeç do blinte makinën e parë, si dhe të shikonte ekipin e tij duke luajtur në Old Trafford.

Një zëdhënës i ekipit të tij lokal të futbollit “Ballymartin GAC” është shprehur se klubi ishte “thellësisht i tronditur dhe i trishtuar nga vdekja tragjike e prapritur i mikut dhe shokut të skuadrës”.
“I gjithë komuniteti i Ballymartin dhe zona përreth e Morne është zemërthyer”, ka thënë zëdhënësi.

Callum, i cili kishte jetuar në Belfast, vdiq të martën në rrethana të panjohura. Ai lë pas babanë Colin, nënën Sheila dhe motrat Tierna, Corragh dhe Meagh.
