Spektakolare! E para vogëlushe arrin të ngjitet në majën e malit Kilimanxharo

Roxy Getter, është vajza 8 vjeçe nga Florida, e cila njëkohësisht është edhe vajza më e vogël që është ngjitur në majat e Kilimanxharos në Tanzani. Roxy dhe familja e saj janë ngjitur në majën më të lartë të kontinentit të Afrikës, kryesisht në majën Uhuru e cila gjendet në 5. 895 metra lartësi mbi nivelin e detit, shkruan BBC. “Ka qenë shumë e vështirë, sepse jemi ngjitur në një rrugë shumë të pjerrët. Kam menduar që nuk do të arrij kurrë të ngjitem lart”, ka thënë Roxy. Pas 6 ditëve në temperatura normale, familja Gatter ka mbërijtur në majat e Kilimanxharos. “Kam qenë shumë e lodhur, mezi kam ecur”, ka shtuar ajo. Ajo gjithashtu ka thënë që vitet e ardhshme do të ngjitet maleve, por vetëm në maja më të ulëta. “Ndoshta do shkoj në mal më shpesh, por në këtë lloj lartësie, sigurisht që kurrë jo”, ka përfunduar Roxy. 

Share With:
Translate »
835 Views