Aksidentoi të renë e cila humbi këmbën/ Gjykata jep dënimin për djalin e ish-drejtorit të policisë!

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për djalin e ish-drejtorit të Policisë së Tiranës, Erzen Breçani.

25-vjeçari Jehon Breçani aksidentoi pak ditë më parë në Tiranë 23-vjeçaren Xhenisa Gega, e cila fatkeqësisht humbi njërën këmbë, ndërsa ende ndodhet në spital.

Sipas informacioneve, masa e sigurisë Breçanit i është komunikuar në spital, për shkak të problemeve shëndetësore, që ai ka pasur nga përplasja

Share With:
Translate »
441 Views