Studimi: Vaksinat anti-covid nuk dëmtojnë qumështin e gjirit

Vaksinat anti-covid nuk mbërrijnë tek qumështi i gjirit. Ndërsa antitrupat e aktivizuar nga procesi i vaksinimit po dhe ky është lajmi i mirë, për të porsalindurit dhe nënat. Studimi është publikuar në revistën shkencore Nature dhe është një përmbledhje e disa punëve kërkimore të realizuara gjatë muajve të fundit të pandemisë.

Gjithashtu Shoqata shkencore ndërkombëtare Pediatrike këshillon që vaksinat anti-covid të merren pa hezitim nga nënat që ushqejnë me gji bebet e tyre dhe të mos e ndërpresin procesin e gjirit në rast vaksinimi.

Ekspertët shpjegojnë se ka shumë raste në literaturën mjekësore kur nuk lejohet vaksinimi kur nënat janë me gji, si për shembull në rastin e vaksinimit nga ethet e verdha sepse kjo vaksinë ka si bazë virusin në norme të përqendruar.

Ndërsa vaksinat anti-covid që janë aktualisht në përdorim, nuk përmbajnë pjesë të virusit të covidit dhe as janë në gjendje të gjenerojnë infeksionit, por stimulojnë proteinën spike.

Testimet janë përsëritur serish mbi qindra nëna të reja dhe në asnjë rast nuk janë gjetur gjurmë të vaksinën anti-covid në qumështin e gjirit, ndërsa ka figuruar i plotë aktivizimi i antitrupave në organizëm.

Share With:
Translate »
280 Views