Pse Harry dhe Meghan u vlerësuan me çmim për faktin që kanë vendosur të kenë 2 fëmijë

Një organizatë bamirësie britanike, e angazhuar për të kufizuar madhësinë e familjes për të ndihmuar në ruajtjen e mjedisit, këtë javë i dha Princit Harry dhe Meghan Markle një çmim për vendimin e tyre për të pasur vetëm dy fëmijë.

Page Six raporton se Population Matters vlerësoi çiftin “për vendimin e tyre të rëndësishëm” për të pasur një familje të vogël dhe gjithashtu për faktin që shërbejnë si “model për të tjerët”.

“Të kesh një familje më të vogël zvogëlon ndikimin tonë në Tokë dhe siguron një shans më të mirë për të gjithë fëmijët tanë, fëmijët e tyre dhe brezat e ardhshëm të lulëzojnë në një planet të shëndetshëm,” tha Population Matters në një deklaratë. “Ne e përgëzojmë dukën dhe dukeshën për marrjen e këtij vendimi dhe për pohimin se një familje më e vogël është gjithashtu një familje e lumtur.”

Në vitin 2019, Harry dhe Meghan thanë për British Vogue se po planifikojnë “dy fëmijë maksimumi për të zvogëluar ndikimin e tyre në mjedis”. Në qershor, ata u bënë prindër për herë të dytë, pas ardhjes në jetë të vajzës, Lilibet. Fëmija i tyre i parë, Archie, lindi në vitin 2019.

Share With:
Translate »
234 Views