Mjekja e urgjencës pediatrike: Pjesa më e vështirë e punës është ajo që ndodh në ‘Dhomën 65’

Bëra një pauzë jashtë dhomës 65, një nga dhomat e urgjencës për të cilën kam më shumë frikë. Gjithmonë dëshiroja që sa herë të dilja nga ajo dhomë, si me shkop magjik të më fshiheshin të gjitha kujtimet për atë çfarë ndodh brenda.

“Edhe dy orë, mund t’ia dalësh”, pëshpërita me vete. Kisha kaluar një natë të ngarkuar. Në pajisjen e komunikimit dëgjova infermieren: Duhet të jeni në Sallën 65”.

“Në rregull”, u përgjigja.

Pastaj me vete mendova, oh zot përsëri Dhoma 65. Në 6 orët e para të turnit tim, kisha qenë dy herë atje. Shkova në dhomë me frikë, ndonëse po bindja veten se duhet të isha e fortë. Puna ime më pëlqen, por të shikosh fëmijët nëse janë abuzuar apo jo seksualisht është një nga punët më të tmerrshme, informon dritare.net.

Jashtë dhomës mora pastruesin për duart. E ndjeva që e bëra në mënyrë agresive. Pastaj u mundova të hap derën ngadalë. Kur u futa pashë nënën që po përkëdhelte vajzën e saj tre vjeç. Ajo ishte e shtrirë me shpinë, me sytë që rrotulloheshin nga njëri cep i dhomës në tjetrin, padyshim e pasigurtë për atë që po ndodhte.

“Përshëndetje. Si jeni?”, thashë sapo hyra në dhomë. Qortova veten në heshtje për pyetjen që bëra.

“Ju kujtohem? Ishim bashkë në dhomën tjetër. Bëra një ekzaminim të shpejtë, ndërsa tani më duhet të bëj pjesën tjetër të punës”, vazhdova.

Prita derisa në Dhomën 65 erdhi edhe inspektorja për sulmet seksuale. Pasi e pa vajzën në mënyrë sipërfaqësore më tha se duhet që vajza të ndryshojë pozicion. Të gjithë ndjenim ankth.

“Mami a mund ta ndihmosh vajzën të lëvizë këmbët? Duam të shikojmë organet e saj gjenitale”, i thashë të ëmës. Pastaj ishte qetësi e plotë.

Vajza 3 vjeçare, po aq sa ime bijë, ishte e vendosur në shtrat si në pozicion lindjeje, me organet e saj gjenitale plotësisht të ekspozuara ndaj nesh. Fytyra e saj ishte e mbuluar me arushin prej pelushi që mbante në njërën dorë. Me dorën tjetër, ajo kapi nënën e saj fort, informon dritare.net.

Me duart me doreza, infermierja pa vaginën dhe pjesën anale të fëmijës dhe bëri fotografi që më vonë mund të shërbejnë si provë. Shikimet e nënës, nuk mund të përshkruhen sa dhimbje kishin, ndërsa priste të dëgjonte atë që kishim zbuluar.

Ajo filloi të na bënte pyetjet që unë gjithmonë kam frikë të dëgjoj: “Si duket?” “A është prekur ajo?” “I ka ndodhur gjë?”

Fatkeqësisht, shpesh nuk mund ta themi nëse fëmija është abuzuar ose jo. Ne mund të shohim disa skuqje, gërvishtje por në shumicën e rasteve, një mjek i urgjencës pediatrike nuk mund të thotë përfundimisht nëse një fëmijë është sulmuar seksualisht apo jo.

U ktheva te nëna dhe thashë të njëjtat fjalë që u kisha thënë dy familjeve të tjera atë ditë:

“Duket pak e kuqe, por nuk mund të themi nëse ka ndodhur diçka. Ekipi ynë i abuzimit të fëmijëve do të shikojë me kujdes fotografitë dhe do të rishikojë të gjitha provat dhe do të ndihmojë në këshillimin. ”

Sytë iu mbushën me lot, por qëndroi e fortë për të mos i rënë në faqe.

“Faleminderit,” tha ajo. “Ne do te presim”.

Dola nga dhoma e tmerrit. Bëra një pushim të shkurtër jashtë, por u kujtova që unë jam një mjeke. Ne duhet të vazhdojmë të kujdesemi për pacientët tanë, dhe t’i kthejmë emocionet tona të trishta në të lumtura, në moment. Mora frymë thellë dhe u ktheva te kompjuteri im që kisha lënë gjysmë ore më parë. Doja të isha e qetë, por truri im nuk ishte. Sa shumë vajza të vogla kisha parë atë ditë. Që prej shpërthimit të pandemisë, vlerësimi i tre deri në katër fëmijëve në ditë që dyshohen se janë abuzuar seksualisht, është bërë e zakonshme. E urrej ta them këtë.

Çdo nëntë minuta, shërbimet e fëmijëve gjejnë prova se një fëmijë është sulmuar seksualisht. Edhe pse jam duke punuar drejtpërdrejt me këto viktima dhe familjet e tyre dhe po bëj gjithçka që mundem për t’i ndihmuar, përsëri ndjehem e pafuqishme.

Si shumë njerëz unë u rrita duke imagjinuar profesionin e mjekes së urgjencës pediatrike duke ekzekutuar kode, apo duke shpëtuar jetë në korsinë e shpejtë. Unë kurrë nuk kam dëgjuar për Sallën 65. As nuk kisha mësuar për gjërat e tmerrshme me të cilat përballen fëmijët që takoj atje.

Duke fshirë këto kujtime ose më mirë, duke i mbyllur në thellësitë e trurit tim për momentin, shkova për të parë pacientin tim të ardhshëm, i cili vuante nga dhimbje barku. Këto raste ishin më të lehta për mua. E dija që familja e këtij pacienti mund të ishte e mërzitur që duhet të priste pak, kështu që kërkova falje për vonesën dhe u bëra të ditur se do të bëja gjithçka që do mundja për fëmijën e tyre.

Ah sikur të dinit se nga cila dhomë sapo dola dhe çfarë pashë atje. Ndonjëherë njerëzit harrojnë se edhe mjekët kanë ndjenja. Nuk është e lehtë, por ne jemi të përkushtuar të bëjmë atë që është më e mira për pacientët tanë, edhe nëse mund të jetë e vështirë ose e dhimbshme./Përshtati nga Huffington Post/Lorena Fjolla, Dritare.net

Share With:
Translate »
241 Views