Eljona Zajmi, vajza autike “e bekuar” me një familje që po sakrifikon gjithçka për ta bërë të lumtur

Historia është Shqiptare dhe po ndodh edhe në këto momente që flasim. Ajo quhet Jona dhe është autike. I pëlqen natyra, kërcimi dhe të qeshë.

Prej disa kohësh, familja e Jonës është vendosur në Bjeshkët e Korabit dhe babi i saj, poston video pothuajse përditë. Të qënurit pranë natyrës, Jonës i bën shumë mirë dhe pikërisht aty, ajo është e lumtur.

Edhe pse nuk është aspak e lehtë ekonomikisht, familja ka krijuar një atmosferë të lumtur dhe në dukje të shkujdesur, për vajzën e tyre autike.  Babai i familjes, mban një ditar në TikTok me user name “@i_am_as_you”.

Ajo që të bën përshtypje janë paragjykimet e njerëzve të ndryshëm me komente absurde dhe të pandjeshme duke u shprehur “turp që e nxjerr vajzën në video”, “po shfrytëzon vajzën” etj.

Por po ta shikosh profilin e tyre në TikTok, e kupton që familja vërtet po sakrifikon me aq mundësi sa ka, për ta bërë Jonën të lumtur.

Të mendosh që në Shqipëri pothuajse mungon ndihma për ti trajtuar dhe integruar autikët në shoqëri, të mendosh që zakonisht i mbajnë mbyllur në shtëpi sepse kanë turp ti ekspozojnë, të mendosh që shumë herë nuk kanë (dhe nuk gjejnë) kohë të merren me ta, sakrifica dhe mundi e këtyre familjarëve është për t’u admiruar.

Ky është profili i Jonës në TikTok. Ndiqeni dhe dhurojini pak dashuri: (KLIKO)

Share With:
Translate »
448 Views