Historia e rrallë: Babai i saj ka pasuri 820 milion $, nëna e katër fëmijëve e pastrehë
Vajza e reperit të famshëm, Dr Dre, po jeton në makinën e saj, pavarësisht se i lutet për ndihmë babait të saj, i cili ka një pasur rreth 820 milionë dollarë.
La Tanya Young, e cila është nënë beqare e katër fëmijëve, punon për shërbimet e ofrimit të ushqimit dhe në një magazinë. 38-vjeçarja është shprehur se nuk ka marrë para nga babai i saj i famshëm për 18 muaj.

Ajo tha për “Daily Mail” se nuk e ka parë babanë e saj në 18 vjet dhe i duhet që të flasë fillimisht me ekipin e tij, kur ka nevojë që të kontaktojë me të.
Nëna e Young, Lisa Johnson, u nda nga reperi i famshëm kur vajza e tyre ishte vetë pesë vjeçe. E tani, ajo po heton jashtë një makine të marrë me qira, në përpjekje për të përballuar jetesën.
“Jam e pastrehë dhe i jam drejtuar babait tim për ndihmë. Avokati i tij ka thënë se ai nuk dëshiron që të më ndihmojë pasi kam folur për të në shtyp. Unë thjesht po përpiqem të komunikoj me të dhe të shoh nëse ai dëshiron të flasë me nipërit e tij”, ka thënë 38-vjeçarja.

Dr Dre, emri i vërtetë i të cilit është Andre Romelle Young, nuk i ka takuar asnjëherë nipërit e tij. Vajza e reperit të famshëm është shprehur se fëmijët e saj, të cilët po qëndrojnë me miqtë teksa ajo përpiqet të fitojë para, nuk e kuptojnë se pse ende nuk e kanë takuar gjyshin e tyre.
“Fëmijët e mi janë mjaft të rritur për të ditur se kush është ai. Ata janë të shokuar që ai nuk dëshiron që të na ndihmojë”, tha Young, e cila shtoi se “është poshtëruese kur njerëzit më pyesin pse punon kur ka një baba milioner”.
