Rekord numri i shtrimeve te gratë shtatzëna, duhet të vaksinohen!

Një numër rekord i grave shtatzëna u pranuan në kujdesin intensiv me Covid muajin e kaluar, tregojnë të dhënat, pasi mjekët ngritën shqetësime për hezitim në bërjen e vaksinës tek nënat në pritje duke I nxitur ato që të vaksinohen sa më shpejtë.

Shifrat nga Qendra Kombëtare e Auditimit dhe Kërkimit të Kujdesit Intensiv (ICNARC) treguan se në Angli, Uells dhe Irlandën e Veriut 66 gra shtatzëna përfunduan në kujdes intensiv në korrik, numri më i lartë që nga fillimi i pandemisë dhe tre herë më shumë se prilli i vitit të kaluar. Gjithsej 46 gra shtatzëna kohët e fundit u pranuan gjithashtu në kujdes kritik.

Doktor Edward Morris, presidenti i Kolegjit të Obstetërve dhe Gjinekologëve, tha se: “Numri i grave shtatzëna të shtruara në kujdes intensiv është shqetësues dhe reflekton përhapjen në rritje të virusit në Mbretërinë e Bashkuar.

Kolegji i Mamive tha se: “Gratë shtatzëna janë në rrezik më të madh të sëmundjeve të rënda nëse marrin Covid. Marrja e vaksinës është mënyra më e mirë për të mbajtur të sigurt, ju dhe fëmijën tuaj.”

Claudia Li inxhiniere projekti për “Severn Trent Water”, u infektua me Covid-19 pasi u kthye në punë muajin e kaluar. Ajo mbeti pa ndjenja gjatë terapisë intensive dhe mjekët në spitalin e Birminghamit u detyruan të lindnin urgjentisht foshnjën.

Li tani po u kërkon grave të vaksinohen, ndërsa ajo dhe foshnja e saj janë nën kujdes.

Shkencëtarët zbuluan se më shumë se 99% e grave shtatzëna të shtruara në spital me Covid-19 janë të pavaksinuara, me variantin Delta që paraqet një rrezik më të madh ndaj sëmundjeve të rënda.

Share With:
Translate »
206 Views