Ditëlindjen e ka babi, por qirinjtë i fryjnë vajzat…
Janë plot 196 ditë që kur Presidenti Barack Obama ka lënë zyrën e tij në Shtëpinë e Bardhë (por kush i ka numëruar?) dhe është bërë qytetar publik. Këtë të premte, Obama feston ditëlindjen e tij të 56-të mes shumë banorëve të rajonit të Marta-s, Massachusetts. Tani që ish-Presidenti më popullor i Amerikës ka më shumë kohë të lirë, po merret me fondacionin ‘Obama’, në ndihmë të fëmijëve në nevojë, inkurajon të gjithë qytetarët amerikanë për të drejtat e tyre, luan golf në Hawaii, pi verë në Toskanë së bashku me bashkëshorten, bën pushime në Indonezi (nuk i flet Donald Trump-it) etj.
Torta e ditëlindjes së 56-të, është ende rrugës, por Michelle e ka uruar bashkëshortin me tortën e 13 viteve më parë, ndërsa Presidenti fryn qirinjtë me dy vajzat e tij të vogla në atë kohë, Malia dhe Sasha.
Në profilin e saj në Instagram, ish-Zonja e Parë e Amerikës i uron ditëlindjen bashkëshortit me një mesazh romantik: “Edhe një vit më i madh, por po i njëjti djalë fenomenal me të cilin jam martuar rreth 25 vjet më parë. Gëzuar ditëlindjen Barack Obama – ne të duam shumë!” Mesazhit të Michelle i bashkohen edhe mijëra fansa të Presidentit, të cilët shprehin edhe mungesën e madhe të Presidentit të tyre të preferuar.