Tragjedi në familjen shqiptare, nënë e bir humbin jetën nga Koronavirusi
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku nënë e bir kanë humbur jetën si pasojë e Koronavirusit. Lajmin e ka bërë me dije kryetari i Rahovecit Smajl Latifi, me anë të një postimi në rrjete sociale.
“E nderuara familje Ahmeti, Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurve tuaj, Avniut dhe zonjës Zehra.
Në këtë moment dhimbjeje e pikëllimi për ndarjen nga jeta të familjarëve tuaj, ju lutem pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta! Bashkëndjejmë me ju! Ngushëllime”, ka shkruar ai.