Afrikë, babai drogon dhe më pas abuzon seksualisht 5 fëmijët e tij të mitur bashkë me të vëllain

Një burrë në Afrikën e Jugut akuzohet se ka abuzuar seksualisht me 5 fëmijët e tij të mitur përkatësisht të moshave 3- 15 vjeç pasi i ka droguar me ekstazë.

Rasti është zbuluar nga nëna e fëmijëve e cila ka bërë dhe denoncimin në Polici. Fëmijët të cilët janë 4 djem dhe 1 vajzë 5 vjeçare konfirmuan abuzimin seksual nga babai dhe xhaxhai i tyre.

Ekzaminimet mjekësore kanë konstatuar shenja dhune seksuale në trupat e fëmijëve. Dy burrat ndodhen në paraburgim dhe nëse gjenden fajtorë për akuzën mund të përballen me burgim të përjetëshëm.

Share With:
Translate »
267 Views