Zbulim i madh për çiftet që nuk po lindin dot fëmijë

Është zhvilluar një trajtim i ri fertiliteti i cili thuhet se do të jetë më i lirë dhe më pak invazivë se trajtimi in-vitro, i cili është përdorur prej kohësh nga çiftet me probleme të fertilitetit.

Tani shkencëtarët australianë dhe belgë kanë gjetur një trajtim alternativ me pak invazivë dhe më të lirë, i cili mund të rrisë shanset që një grua të ngelet shtatzënë.

Metoda e re, e cila është aktualisht në fazë testimi në klinikë, përdor faktorë të rritjes për të përmirësuar trajtimin aktual të fertilitetit, i njohur si trajtimi in-vitro i maturuar.

Rezultatet e deritanishme kanë treguar përmirësim të cilësisë së vezëve dhe rritje deri në 50% në embrion, duke përdorur më pak ilaçe.

Metoda standarde e fertilizimit in-vitro kërkon që femrat të marrin hormone stimuluese gjëndrash për të stimuluar rritjen e vezëve para se ato të hiqen nga vezorja.

Ndërsa metoda e re e trajtimit in-vitro të maturuar i nxjerr vezët që në fazën e papjekur dhe i lë të maturohen në laborator. Hulumtuesit shkencorë thonë se kjo arrihet me stimulimin hormonal minimal.

Metoda e re e trajtimit in-vitro të maturuar është përmirësuar dukshëm nga hulumtuesit shkencorë, të drejtuar nga profesori i asociuar Robert Gilchrist, nga “Universiteti New South Wales”, në Australi. Ata kanë shtuar një kombinim të faktorit të rritjes (cumulin) dhe modulatorët cAMP, molekula të vogla lidhëse, tek qelizat e vezëve për të rritur cilësinë e tyre.

Share With:
Translate »
31 Views